Reforma e arsimit në Kamenicë/ “Godet” analisti: VV-ja nuk dallon fare nga LDK-ja dhe PDK-ja

Analisti Agron Demi, e ka kritikuar Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për qasjen e tyre karshi situatës me Reformën e Arsimit në Kamenicë.

Demi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se qasja e VV ndaj reformave në arsim në Komunën e Kamenicës nuk dallon fare nga qasja që LDK dhe PDK kanë ndjekur qe 20 vjet.

“Qasja e grupit parlamentar të VV ndaj reformave në arsim në Komunën e Kamenicës nuk dallon fare nga qasja që LDK dhe PDK kanë ndjekur qe 20 vjet: ndërto shkolla të reja aty ku nuk ka fare nevojë dhe punëso staf përkundër asaj se numri i nxënësve po bie nga viti në vit, ka shkruar Demi.

Demi thekson se risistemimi i shkollave që ka filluar në Kamenicë duhet të aplikohet në krejt vendin.

Kjo pasi në secilën komunë ka rënie të nxënësve.

“Andaj, në vend se të bllokohet iniciativa e Kamenicës, partitë dhe MASH duhet të kenë një plan kombëtar se si të aplikohet kjo reformë edhe në komunat tjera” ka shkruar Demi.

Ngjarja paraprake

Protokollet janë në fuqi tashmë disa muaj, ndërsa OPH e përshëndeti miratimin e tyre – thonë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse

Ngjarja e ardhëshme

Diplomacia dhe siguria janë Alfa dhe Omega për shtetin tonë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian