Rebelim në një burg të Filipineve, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Gjatë rebelimit në një burg të Filipineve kanë humbur jetën 3 persona ndërsa 64 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se kanë ndodhur trazira në burgun New Bilibid në qytetin Muntinlupa, ku masat e sigurisë kanë qenë në nivelin më të lartë.

Ata konfirmuan se rebelimi ka ndodhur në orët e mëngjesit, sipas kohës lokale, dhe se kanë vdekur tre persona, ndërsa 64 të tjerë janë lënduar.

Ekipe shtesë të sigurisë janë dërguar në burg dhe është nisur një hetim.

Gjatë trazirave që shpërthyen në burgun e njëjtë më 9 tetor, humbën jetën 9 persona, ndërsa 7 të tjerë u lënduan. Në burgun New Bilibid dënimin e vuajnë 28.885 të burgosur.



. .

Ngjarja paraprake

​Komuna e Gjilanit: Vendimi për masa shtesë ishte i pa menduar mirë dhe i dëmshëm për bizneset

Ngjarja e ardhëshme

Biden zbulon emrat e ekspertëve të task forcës kundër pandemisë, Fauci nuk përfshihet në listë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian