Realizohet plani i Dodikut e Vuçiqit: Mbështetje idesë për shtetësi të dyfishtë të serbëve të Bosnjës

Partia Progresiste Serbe (SNS) në pushtet në Serbi mbështet idenë e anëtarit të Kryesisë së BeH-së Milorad Dodik që qeveria e Beogradit t’ua mundësojë shtetësinë automatike të Serbisë të gjithë qytetarëve nga entiteti Republika Sërpska e BeH-së.

“Kjo është diçka që me siguri do të diskutohet në nivelin më të lartë së shpejti,” tha nënkryetari i këshillit qendror të SNS-së, Milosh Vuçeviq.

Ai beson se kjo është një ide e mirë dhe se personalisht është në favor të një ndryshimi të tillë në ligjin ekzistues, dhe shtoi se ai beson se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja, Ana Bërnabiq, gjithashtu do të flasin pozitivisht për këtë.

“Nuk ka absolutisht asnjë arsye që një gjë e tillë të mos rregullohet ligjërisht në këtë mënyrë. Dhe jo vetëm për serbët nga RS-ja, por edhe për bashkatdhetarët tanë nga vendet e tjera. Kroacia tashmë ka bërë diçka të ngjashme, por edhe Hungaria, e cila këtë të drejtë ua dha të gjithë hungarezëve të lindur në territorin e ish-Austro-Hungarisë, atëherë përse Serbia nuk duhet të marrë parasysh propozimin e Dodikut dhe t’u ofrojë shtetësi të gjithë bashkatdhetarë të saj, kudo që ata jetojnë? Dhe serbët nga RS-ja sigurisht janë lart në atë listë”, tha Vuçeviq për “Glas Srpske “.

Dodik ia ka paraqitur idenë e qeverisë në Beograd për t’ua mundësuar shtetësinë automatike të Serbisë të gjithë qytetarëve të RS-së në fund të javës së kaluar, dhe që ajo të realizohet nevojitet vetëm një veprim nga autoritetet serbe – të ndryshojë nenin e ligjit, sipas të cilit për të fituar shtetësinë dhe pasaportën e Serbisë duhet të ketë një vendbanim të regjistruar në atë vend.

Ngjarja paraprake

Hoti: Përkundër avancimit, duhet ende punë në promovimin e barazisë gjinore

Ngjarja e ardhëshme

Kryediplomati francez thirrje për neutralitet në konfliktin Azerbajxhan-Armeni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian