Reali merr vendim për të ardhmen e Ancelottit

Pavarësisht humbjes se thellë të pësuar nga Barcelona 0:4 në “El Clasico”, stoli i Carlo Ancelottit te Real Madridi nuk do të lëkundet.

“Marca” ka bërë të ditur sot se krerët e klubit madrilen i besojnë plotësisht trajnerit italian dhe nuk po mendojnë shkarkimin e tij.

Kësisoj, Ancelotti do të vazhdojë të jetë trajner te “Los Blancos”. Ai ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Pas 29 xhirove të zhvilluara në La Liga, Real Madridi është lider me 66 pikë, 12 më shumë se Sevilla që është e dyta.

Skuadra madrilene gjithashtu është ende në garë edhe në Ligën e Kampionëve.

Reali në çerekfinale të kësaj gare do të përballet me Chelsean. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dua Lipa shfaqet e mahnitshme nga shkretëtira

Story i radhës

Si të silleni kur i dashuri është xheloz për miqtë?

Të fundit nga