Reali gjithnjë më afër Aurelien Tchouameni

‘Los Blancos’ janë afër të bëjnë goditjen e parë të madhe në merkato.

Madrilenët janë tash e sa kohë pista kryesore për mesfushorin francez, Aurelien Tchouameni.

Raportimet e fundit nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bëjnë të ditur se negociatat kanë afruar palët edhe më shumë.

Bisedimet po progresojnë po ashtu edhe në raport me skuadrën e Monaco.

Dilemat ishin nëse PSG do t’i bënte rivalitet Realit, por lojtari thuhet se ka ndarë mendjen tashmë.

Gjithçka mund të finalizohet pasi lojtari të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 fakte që do ua ndryshojnë mendimin që keni tani për jetën tuaj

Story i radhës

Zonja e Parë e Ukrainës: 60 për qind e ukrainasve kanë nevojë për ndihmë psikologjike

Të fundit nga