Reali e mendon Nagelsmann-in zëvendësues të Ancelottit

Klubi spanjoll, Real Madrid tashmë është duke menduar për zëvendësuesin e Carlo Ancelottit.

Strategu italian duket se në fund të këtij sezoni, do t’i thotë lamtumirën kampionëve në fuqi të Spanjës dhe Evropës.

Sipas ‘El Nacional’, trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann po konsiderohet nga Real Madridi si zëvendësuesi i trajnerit Carlo Ancelotti në rast se ky i fundit largohet nga ‘Bernabeu’.

Krerët e ‘Los Blancos’ thuhet se prioritet e kanë ish-trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel, megjithatë, në opsion mësohet se është edhe gjermani Nagelsmann.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kisha Ortodokse Serbe: Patriarkut Porfirije i ndalohet hyrja në Kosovë

Story i radhës

Kapen mbi 116 kg drogë në Athinë, arrestohet në flagrancë taksisti shqiptar dhe një 31-vjeçar grek

Të fundit nga