Reali, brenda tetë ditësh ka tri super përballje

Tani që shorti i Ligës së Kampionëve është bërë i ditur, në çerekfinale Real Madridi do të ketë punë me Liverpoolin dy herë brenda tetë ditësh, ndërsa brenda këtyre dy ndeshje do të ndeshet edhe me Barcelonën.

E martë 6 prill, Reali do ta pres në shtëpi Liverpoolin,  ndërsa pas katër ditësh në “Alfredo Di Stefano” të shtunën e 10 prillit, do të vijë Barcelona.

Ndërsa ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në “Anfield”, Reali do ta zhvillojë të mërkurën 14 prill.

Në një vit që është i mbushur me pengesa të papritura, Real Madrid ka arritur të ruajë nivelin e paraqitjeve, sidomos në ndeshjet e mëdha, ose ‘finalet’ siç pëlqen tu thotë Zinedine Zidane.

Trajneri është i gatshëm për të luftuar për Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, ku trofetë do të diskutohen me tri ndeshje dhe atë brenda tetë ditëve.

Përndryshe, Zidane rrezikon të mos mbetet asgjë për të luajtur deri në mes të prillit.

Ngjarja paraprake

Lorik Cana apel Diasporës: Regjistrohuni se nuk jeni të huaj

Ngjarja e ardhëshme

Evenimenti më i madh kombëtar i teknologjisë ndez motorët e edicionit të 9-të

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian