Real Madridi pritet të ofrojë një shumë simbolike për transferimin e Ronaldos

Real Madridi raportohet se është duke e menduar seriozisht rikthimin e Cristiano Ronaldos.

Los Blancos e shiten yllin portugez te Juventusi në vitin 2018, mirëpo gjërat për dy palët e fundit nuk kanë shkuar mirë.

Mbretërit duan ta rikthejnë golashënuesin e tyre më të mirë në histori, derisa Biankonerët e mendojnë projektin pa 36-vjeçarin.

Sipas asaj që raporton Cuatro, skuadra spanjolle është e gatshme që të ofrojë një shumë simbolike për transferimin e Ronaldos.

Po ashtu, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të kishte një pagë të vogël te madrilenët, mirëpo rëndësia e tij do të ishte sërish e lartë  në klub.

Ai do të nënshkruante kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër edicion.

Ngjarja paraprake

Tkurret numri i martesave, Covid shtyn planifikimet e shtatzënisë pas vaksinimit

Ngjarja e ardhëshme

Intervistë e rrallë – Roman Abramovich tregon ambiciet e Chelsea

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian