Real Madridi po përballet me lëndime, Ancelotti do t’ia ndryshojë pozitën Camavingas

Eduardo Camavingas mund t’i kërkohet të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes në ndeshjen e kësaj fundjave në La Liga, kundër Real Sociedadit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, teksa “Los Blancos” synojnë fitoren e radhës për të mbajtur hapin me Barcelonën, që prin në tabelë me tri pikë më shumë.

Megjithatë, përpara ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti po përballet me probleme nga lëndimet në mbrojtje, teksa kërkon zgjidhje në orët e mbetura para ndeshjes.

Ferland Mendy u detyrua të largohej në fitoren e Real Madridit në Kupën e Mbretit, ndaj Atletico Madridit në mesjavë, teksa Camvinga e mbylli ndeshjen si mbrojtës i majtë.

Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, Ancelotti do t’i kërkojë 20-vjeçarit të luajë sërish në atë pozitë, edhe kundër Real Sociedadit.

David Alaba, futbollisti që luan edhe si mbrojtës i krahut të majtë, do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e nesërme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Finalja e madhe: Danimarka – Franca

Story i radhës

28 janari – Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

Të fundit nga