Real Madridi ka një urim të veçantë për Barcelonën

Barcelona është uruar nga rivali i tyre, Real Madridi, pas triumfit në Kupën e Mbretit.

Kataluansit fituan sonte trofuen e Kupës së Mbretit për herë të 31-të, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Barcelona mposhti në finale Athletic Bilbaon me rezultatin 0-4, me dy golat e shënuar nga Lionel Messi dhe nga një të Frenkie De Jong e Antoine Griezmann.

Pas ndeshjes, Real Madridi përmes rrjeteve sociale ka uruar Barcelonën.

“Urime për Barcelonën dhe tifozët e saj për triumfin e merituar në Kupën e Mbretit 2021” – thuhet në urimin e madrilenëve.

Ngjarja paraprake

Schweinsteiger ka një mesazh për Flick

Ngjarja e ardhëshme

Tifozët reagojnë pas ndeshjes Gjilani – Llapi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian