Real Madridi fiton vetëm një pikë në Elche

Real Madridi ka fituar një pikë në stadiumin “Manuel Martínez Valero”, duke luajtur baras (1:1) me Elche-n, në kuadër të javës së 16-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Kroati Luka Modriç me dinakërinë e tij nga rreth 11-12 metra realizon me kokë për epërsinë e madrilenëve në minutën e 20-të. 

Dukej se gjithçka po i shkon mirë Realit, mirëpo në minutën e 52-të shkaktojnë penallti, të cilën Fidel e shndërroi në gol, 1:1.  

Reali lëshon mundësinë që të barazohet me pikë me liderin, Sociedadi. 

Reali renditet në pozitën e dytë me 33 pikë, ka dy me pak se Sociedad, por kjo e fundit ka dy ndeshje me pak të zhvilluara dhe Elche zë vendin e 15-të me 16 sosh.

Ngjarja paraprake

Shkenca zbulon se pse disa njerëz dehen më shpejt

Ngjarja e ardhëshme

ARTAN GRUBI përzgjidhet personazh i vitit 2020 në OPINION të Blendi Fevziut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian