Real Madridi e do Christopher Nkunkun, RB Leipzig i kthen përgjigje për çmimin e francezit

Christopher Nkunkuka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e RB Leipzig.

Mesfushori francez u largua nga Paris Saint Germain për shkak të hapësirave të pakta, por në Leipzig ai ka rigjetur formën e tij më të mirë.

Falë paraqitjeve fantastike, Nkunku është futur në listën e dëshirave të gjigantit spanjoll Real Madrid.

Image

Le10sport ka raportuar se Los Blancos kanë shfaqur interesim për lojtarin dhe kanë pyetur Leipzigun për çmimin e tij.

Klubi gjerman i ka bërë të qartë Real Madridit se mjafton një ofertë prej 30 milionë euro për ta lënë të lirë francezin.

Shuma e kërkuar nga skuadra gjermane nuk është problem për kampionin në fuqi të Spanjës që është gati t’ia plotësojë dëshirën trajnerit Zidane për transferimin e Nkunkus në Santiago Bernabeu.

Image

 

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime.

Gjithsesi në garë për të janë edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Manchester United. 

Ngjarja paraprake

Kryediplomati i Bangladeshit: Arakanasit nuk janë dërguar me forcë në ishullin Bhasan Char

Ngjarja e ardhëshme

Krastev: Pandemia shënon fillimin e vërtetë të shekullit XXI

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian