Real Madridi dhe Manchester City në betejë për Haalandin

Erling Haaland është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit norvegjez në vitet e fundit kanë bërë që atë ta duan në ekip të gjitha klubet e mëdha.

Tash, mediumi britanik “The Athletic” raporton se për futbollistin e Borussia Dotmundit janë në betejë Real Madridi dhe Manchester City.

Barcelona duket se është larguar nga gara, ndërsa tash “Los Blancos” dhe “Citizens” do të luftojnë për ta bërë të tyrin ish-futbollistin e Salzburgut.

Pra, e ardhmja e Haaland gjithsesi do të jetë e lidhur me La Ligan ose me Premierligën.

Sapo të hapet afati kalimtar i verës, gjiganti norvegjez mund ta bëjë lëvizjen e madhe.

Dortmundi nga ana e tij duket të jetë i dorëzuar për ta mbajtur lojtarin.

Për Haalandin, klubi gjerman i do së paku 100 milionë euro. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Rritja historike e pensioneve ofron një standard cilësor të jetesës

Story i radhës

Lista e armiqve të betuar të Rusisë/ Gazeta gjermane tregon prapaskenat, ja pasojat që bien ndaj shteteve

Të fundit nga