Real Madrid kërkon të ruaj hapin me Atleticon, zhvillon sot ndeshje kundër Celta Vigos

Real Madrid do të kërkoj sot fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat, ku e vazhdon kompeticionin e La Ligas si mysafirë në ndeshjen me Celta Vigon.

“Galaktikët” momentalisht gjenden në pozitën e tretë në tabelë, gjashtë pikë larg liderit Atletico Madridit, kurse Celta Vigo okupon pozitën e 10-të, ku kanë arkëtuar vetëm 34 pikë nga 27 ndeshje këtë sezon.

Zidane e ka konfirmuar se do të jetë pa shërbimet e Carvajal, Hazard, Mariano, Odriozola dhe Sergio Ramos, kurse tek Celta në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Avarez, Blanco dhe Emre Mor.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Celta Vigo (4-4-2): Villar; Mallo, Araujo, Murillo, Martin; Mendez, Tapia, D Suarez, Nolito; Mina, Aspas

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vinicius, Benzema, Asensio

16:15 Celta Vigo (10) – Real Madrid (3) (Stadiumi De Balaidos)

Ngjarja paraprake

Premier Liga angleze, në program vetëm një ndeshje

Ngjarja e ardhëshme

Aleanca dhe Alternativa bllokojnë ndihmat ekonomike për qytetarët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian