Reagon Gomez

Papu Gomez ka zbuluar se bashkëlojtari i vet te Atalanta, Josip Iliçiç, kishte rënë në depresion gjatë verës për shkak se ishte infektuar me koronavirus, duke i hedhur poshtë thashethemet slloveni e kishte nga tradhtia që gjoja ia kishte bërë bashkëshortja.

Iliçiç nuk ishte kthyer në fushë pas pushimit të detyruar nga pandemia në mars, duke e humbur pjesën e dytë të sezonit 2019/20.

Mungesa e tij e gjatë u bë bujë në media dhe pati thashetheme se ai kishte rënë në depresion të thellë sepse gjoja ishte tradhtuar nga bashkëshortja.

Por Gomez ia ka lënë fajin koronavirusit për mungesën e tij dhe problemet jashtë fushës.

“Ai e kishte koronavirusin dhe ra në depresion. Vjen një cast kur koka pëlcet. Ai është mira tani”, tha Gomez për Iliçiçin.

Ngjarja paraprake

Google thotë se produktet e kompanisë tashmë përdorin materiale të riciklueshme

Ngjarja e ardhëshme

Hapet reparti i ri për testim Kovid 19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian