Reagon FC Ferizaj: Ne jemi të pastër, ashtu siç është djersa e mundi i lojtarëve tonë

Klubi i Futbollit, Ferizaj, ka reaguar pasi iu lakua emri për ndeshjen ndaj Dukagjinit, në xhiron e fundit në Superligën e Kosovës.

Ferizaj thotë se është e gatshme të përballet në secilën instancë që ftohet.

“FC Ferizaj, është e gatshme të përballet në secilën instancë që ftohet. Ne nuk kemi pse të fshihemi, jemi për drejtësi, fair-play e mbi të gjitha e konsiderojmë jetike faktin që e vërteta duhet të dalë në dritë”.

“Ne jemi të pastër, ashtu siç është djersa e mundi i lojtarëve tonë, që kanë punuar e luftuar shumë në sezonin pranverorë”.

Ata kanë ftuar organet brenda FFK-së që të merren me rastin.

“Edhe një herë ftojmë organet përgjegjëse brenda Federatës së Futbollit që të merren me rastin. Pastërtia jonë nuk mund të njolloset”.

“Sikur të ishte ndryshe, FC Ferizaj çështjen e mbijetesës do ta zgjidhte qysh moti. Sikur të ishte ndryshe, nuk do vinte puna që xhiroja e fundit të përcaktonte të ardhmen tonë”.

“Por ne nuk dijmë ndryshe. Ne besojmë fuqishëm në vlerat sportive, avokojmë për meritokraci. Kemi humbur ndeshje, kemi uruar kundërshtarët. Nuk jemi ankuar asnjëherë në referim”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndërgjegjja nuk është opiumi i njerëzve

Story i radhës

Bekteshi: Nuk ka vazhdim të masës për ngrirje të çmimeve të produkteve bujqësore, rryma nuk do të shtrenjtohet

Të fundit nga