Reagon Bashkia e Tiranës: Familja e prekur nga tërmeti u dëmshpërblye me 3 milionë lekë dhe u strehua në kontejner

Pas denoncimit të Partisë Demokratike sa i takon strehimit të dy vëllezërve Shabanaj nga Baldushku, të cilëve iu prish shtëpia nga tërmeti, ka reaguar Bashkia e Tiranës.

Në deklaratën për media bashkia thotë se pas tërmetit dy vëllezërit Mersin dhe Genc Shabanaj u shpërblyen me 3 milionë lekë, me vendim të Këshillit Bashkiak, dhe më pas familja është strehuar në kontejner. Sipas bashkisë është miratuar edhe rindërtimi i dy shtëpive të shembura.

“Përpara se Lulzim Basha të montojë video të tilla dhe të përdorë kaq ulët fatkeqësinë e kësaj familjeje, është i detyruar t’u shpjegojë qytetarëve të Tiranës se përse dhe si arriti t’i shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë, por edhe të deklarojë publikisht se ku banon sot”, thuhet në deklaratë.

Deklaratë e Bashkisë s Tiranës

Si të mos mjaftojnë montazhet dhe inskenimet mashtruese me familjet e prekura nga tërmeti i rëndë i 26 Nëntorit 2019, sot Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i servirën qytetarëve të Tiranës fytyrën e ish deputetit që u kap në flagrancë me patllake në dorë, duke luftuar kundër Këndit të Lodrave të fëmijëve te Liqeni, për të transmetuar videomontazhin qesharak të radhës e duke përdorur për fushatë fatkeqësinë e familjes Shabanaj nga Baldushku.

Për të bërë transparencë para qytetarëve të Tiranës dhe për të vërtetuar edhe njëherë me fakte, e jo me kamera HD e spote publicitare për fushatë siç bën Lulzim Basha, se qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë pa trajtuar asnjë familje të prekur nga dy tërmetet e vitit të kaluar, sqarojmë se:

– pas tërmetit të 21 Shtatorit, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 152, Dt. 16.12.2019 në shumën 3 milionë lekë.

– pas tërmetit të 26 Nëntorit, familja është strehuar në konteiner dhe gjatë pandemisë është ndihmuar vazhdimisht me ushqime nga bashkia dhe Njësia Administrative.

Aktualisht, dosja e familjes Shabanaj është trajtuar nga Drejtoria e Rindërtimit, e cila ka miratuar rindërtimin e dy shtëpive, për të dy vëllezërit Shabanaj, duke qenë se në shtëpinë e prishur nga tërmeti i Nëntorit 2019 kanë jetuar dy kurora.

Përpara se Lulzim Basha të montojë video të tilla dhe të përdorë kaq ulët fatkeqësinë e kësaj familjeje, është i detyruar t’u shpjegojë qytetarëve të Tiranës se përse dhe si arriti t’i shtojë pronat e tij me 4 vila pas tërmetit e gjatë pandemisë, por edhe të deklarojë publikisht se ku banon sot.

Ngjarja paraprake

Bizneset që nuk rihapen në Francë, restorantet, palestrat dhe bota e cirkut vijojnë të jenë në izolim

Ngjarja e ardhëshme

Akar: Bisedimet Turqi-Rusi mbi qendrën e përbashkët në Karabak po ecin siç janë planifikuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian