Reagon ashpër sindikata e futbollistëve: Kush gënjen, Liga apo kryeministri?

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë ka reaguar ndaj gjithçkaje që ndodhi me bojkotin, Ligën, FSHF-në dhe qeverinë. Ajo e konsideron një farsë, pa asnjë rezultat, tërë këtë histori, njësoj si ajo shprehja “u mbars mali e polli një mi”:

“Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë përshendet rinisjen e aktivitetit futbollistik në të gjithë vendin dhe për të gjitha kategoritë, megjithëse në grevë ishte vetëm Liga dhe jo FSHF.
Ndërsa në lidhje me bojkotin, përveç takimit të Kryeministrit me Presidentin e FSHF, si ne dhe opinioni sportdashës akoma nuk kemi dijeni se çfarë rezultati arriti bojkoti.

Kjo situatë bëhet akoma më e çuditshme kur dëgjon Ligën, jo vetëm se qëndrimin e saj e shpreh Presidenti FSHF dhe jo ai i Ligës, por edhe për faktin se me shpalljen e fundit të bojkotit u deklarua se për kërkesat e paraqitura ka dakordësi dhe janë futur në rrugën e zgjidhjes.

Ndërsa krejt ndryshe shprehet Kryeministri i vendit, i cili e quan bojkotin absurd dhe shprehet se tani që mbaroi bojkoti mund të diskutohet për zgjidhjen e kërkesave të Ligës. Pyetja që bëjmë ne sot është: Kush gënjen në këtë pikë, Kryeministri apo Liga?

A janë futur në rrugën e zgjidhjes 4 kërkesat siç thotë Liga apo tani do të flitet për zgjidhjen e tyre? Nëse janë futur në rrugën e zgjidhjes, cilat janë këto kërkesa dhe në çfarë pikë janë këto diskutime.

Nëse ky bojkot ka shërbyer vetëm për të rivendosur në pozicionet e protagonistit personazhe të caktuar të botës së sportit apo politikës, kjo është tallje me të gjithë ata që besuan se ky bojkot ishte në të mirë të sportit. Urojmë me shpirt që bojkoti t’i ketë shërbyer sportit në përgjithësi e futbollit në veçanti”.

Ngjarja paraprake

Bastoret e llogaritin të kryer këtë ndeshje, Ballkani me kuotën më të vogël të sezonit në Superligë

Ngjarja e ardhëshme

Një ditë e jetuar më shumë…

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian