Reagon ashpër Feriz Parllaku për ndeshjen Prishtina – Ferizaj: Kur mund të përsëritet loja?

April 28, 2022
1 minut lexim

Ish gjyqtari i mirënjohur i hendbollit të Kosovë, Feriz Parllaku, ish gjyqtari futbollit, reagon ashpër me atë çfarë ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen Prishtina – Ferizaj, në ndeshjen e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). 

Parllaku tha se nuk ka asnjë mundësi të përsëritet loja sepse ka ndodhur shumë raste tjera në të kaluarën edhe nuk janë përsëritur ndeshjet madje raste edhe më të rënda së mbrëmë.

“Në bazë të çfarë rregulli mund përsëritet ndeshja Prishtina – Ferizaj, kur mund të përsëritet loja? Sa herë u nis loja gabimisht mbrëmë? Ndodhin këto gabimet. Duhet mi dënuar gjyqtarët.

A kësi gjyqtarë ndërkombëtarë kemi”, pyet Parllaku.

Ai tha se në asnjë mënyrë nuk mund të riluhet loja dy herë nga 5 minuta sepse ka pasur edhe shumë raste tjera dhe nuk janë rilu ndeshjet!

Edhe në vitin 2019 u dëmtua rëndë Kastrioti në Pejë në ndeshjen me Besën dhe ka qenë gabim katastrofë material, edhe Istogu vitin e kaluar u dëmtua rëndë në ndeshjen me Vushtrrinë, madje e humbi titullin dhe nuk janë përsëritur ndeshjet, shumë ndeshje tjera!

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dyvjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i restorantit në Prizren, ku familja shkoi për iftar

Story i radhës

Mickoski i kërkon takim kryeministrit Kovaçevski: Të ulemi dhe të caktojmë datë për zgjedhje të parakohshme!

Të fundit nga

Sinner,e Zverev avancojnë pa probleme

Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman
ShkoLartë