Reagojnë tifo-grupi kryeqytetas “Plisat”

FC Prishtina ka arritur të fitoj trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” kryeqytetas mposhtën në finale kampionët në fuqi, Dritën me rezultat 1:3 në stadiumin “Mardan” të Antalias.

E trofeut të Superkupës iu kanë gëzuar tifo-grupi kryeqytetas, “Plisat” të cilët kanë reaguar përmes faqes së tyre zyrtare.

Golat për FC Prishtinën i shënuan Qëndrim Zyba, Besnik Krasniqi e Alban Shillova.

Ndërkaq, për Dritën realizoi sulmuesi kryesor, Kastriot Rexha.

Prishtina me trofeun e fituar sot në Superkupë, shkon në kuotën e 10-të të tillëve në histori të klubit.

“Trofeu i Superkupës së edicionit 2019/20 i takon KF PRISHTINËS, pasi që mposhti Kf Dritën me rezultat 3:1.

URIME PLISA
URIME PRISHTINË”, shkruajnë “Plisat” në faqen e tyre.

Ngjarja paraprake

Stresi zbulon se në cilin vend do ta promovojë albumin “Archimed”

Ngjarja e ardhëshme

Abdul-selam Selami: Vazhdimi i afatit për paraqitje të TVSH-04 deri më 29 Janar të vitit 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian