Reagimet pas fitores ndaj Kosovës, Enis Bardhi: Jam shqiptar dhe këtë nuk ma mohon askush

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka folur në lidhje me përjetimet dhe reagimet pas fitores së Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës, në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-offit’ në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja ku aktivizohet 25-vjeçari fitoi ndaj Dardanëve dhe tash është një fitore larg (ndaj Gjeorgjisë) për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

“Jemi shumë të kënaqur që e kaluam me sukses ndeshjen me Kosovën, por nuk ka përfunduar asgjë. Kemi edhe një 90-minutësh për kualifikimin”, ka thënë Bardhi

Image

“Edhe para ndeshjes me Kosovën kam thënë që ekipi ynë ka më shumë eksperiencë. Kosova ka shumë lojtarë të fortë në aspektin individual. U futëm në fushë për ta fituar ndeshjen, jo për të bërë disa gjëra në mënyrë individuale”.

“Edhe Kosova zhvilloi një ndeshje të fortë, më vjen keq për djemtë, por kam besim se shumë shpejt do të shkojë në Evropian”.

“Përballja me Kosovën ishte e veçantë. Pas ndeshjes kam pasur komente pozitive dhe negative. Çdo futbollist duhet të japë maksimumin për ekipin ku luan”.

“Jam shqiptar e nuk ma mohon askush, por tani do të jap maksimumin për Maqedoninë për përparimin edhe në aspektin profesional. Nuk kemi pasur kurrë probleme brenda skuadrës, kemi respekt për njëri-tjetrin dhe në fushë japim maksimumin. Si ekip mund të bëjmë një histori që nuk e ka bërë askush”, ka shtuar ai.

Ngjarja paraprake

Korrupsioni është përcaktuar nga politikanët për abuzimin dhe ryshfetin 

Ngjarja e ardhëshme

Roja bregdetare turke shpëton mbi 100 azilkërkues në Egje

të fundit nga