RD e Kongos, mbi 70 të vdekur brenda 2 javësh në aksidente me varka

Më shumë se 70 persona kanë vdekur në aksidente anijesh brenda dy javësh në Republikën Demokratike të Kongos, raporton Anadolu Agency (AA)

Sipas një burimi lokal, aksidentet ndodhën midis 3 tetorit dhe 16 tetorit të këtij viti, pranë lumit Lulonga, në territorin Basankusu në provincën Equator. 

Lumi Lulonga derdhet në lumin Kongo, lumi i dytë më i gjatë në Afrikë, pas Nilit.

“Gjithsej 73 trupa janë identifikuar, por ka shumë më shumë të zhdukur”, tha për AA një zyrtar vendor në Basankusu, lfodji Ngilima.

Anijet e dëmtuara janë barka balenash, një lloj kanoe e madhe prej druri e motorizuar që siguron transport në shumicën e degëve të lumit Kongo.

“Të gjitha aksidentet me anijet e përmbysura, katër gjithsej, ndodhën natën gjatë sezonit me shi të rëndë”, tha Ngilima, duke kujtuar se lundrimi është i ndaluar në këtë lumë. 

Aksidenti i fundit që shkaktoi vdekjen e rreth 40 personave ndodhi natën e 15 tetorit, sipas zyrtarit.

Dy ditë më parë, dy barka balenash nga e njëjta kompani u përplasën dhe u copëtuan.

Sipas Radio Okapi të drejtuar nga OKB, “Numri i përkohshëm është 18 trupa të gjetur, të gjithë fëmijë nën 17-vjeç, si dhe disa të zhdukur. Shumica e udhëtarëve ishin pushues të rinj”.



. .

Ngjarja paraprake

Lumë kërkesash për s*ks, shpërthen: Vajza boll

Ngjarja e ardhëshme

Rama i përgjigjet Metës: Vetëm president nuk është, karshillëk sikur je në pyll

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian