RC Cola Drita që synon Superligën ka shënuar fitore ndaj Megasportit

Java e katërt e Ligës së Parë ka dhuruar ndeshje mjaft interesante.

AS Prishtina ka vazhduar me fitore, kësaj radhe duke mundur Vushtrrinë me shifrat 61:65. Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën prishtinase nga katër ndeshje, derisa vushtrriasit dy fitore dhe dy humbje.

Fitoren e katërt radhazi e ka shënuar edhe Marigona Hill Prishtinën, që ka mundur Feronikelin me rezultat 88:98. Derisa Marigona Hill Prishtina nuk di për humbje, skuadra nga Drenasi ka një fitore dhe dy humbje.

Edhe RC Cola Drita që synon Superligën ka shënuar fitore ndaj Megasport me rezultat 90:76. Gjilanasit pas humbjes nga AS Prishtina kanë shënuar tri fitore radhazi, kurse Megasport ka një fitore dhe tri humbje.

Prishtina e Re ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke e mundur Lipjanin 95:52. Derisa kjo ishte fitorja e parë për Prishtinën e Re pas tri humbjeve, kjo ishte humbja e katërt radhazi për lipjanasit.

Në sfidën e fundit Istogu ka mundur New Basket me rezultat 102:63. Istogasit kanë dy fitore dhe një humbje, kurse New Basket një fitore dhe tri humbje.

Ngjarja paraprake

Bilanci i dashurisë, nevoja për të bërë llogaritjet midis dhënies dhe marrjes

Ngjarja e ardhëshme

Ukrainë-Gjermani: Ndërmjetësime ilegale për punë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian