RB Leipzig-Liverpool mund të zhvillohet në terren neutral, ashtu si Benfica-Arsenal

Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet RB Leipzigut dhe Liverpoolit mund të zhvendoset në një vend neutral – bëjnë të ditur mediat.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, autoritetet gjermane i kanë kufizuar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar deri më 17 shkurt.

Përballja e dy skuadrave në 1/8 e finales në garën e madhe evropiane është caktuar të zhvillohet një ditë më herët (16 shkurt).

Liverpool Echo raporton se është duke u shqyrtuar mundësia e një stadiumi neutral në rast se Liverpoolit nuk i bëhet një leje speciale për të udhëtuar drejt Gjermanisë.

Padyshim që Redsave do t’u konvenonte të mos luanin në terrenin e skuadrës gjermane. Në ndërkohë është duke u marrë parasysh edhe opsioni i ndërrimit të stadiumeve (Liverpooli të jetë nikoqir në sfidën e parë, kurse Leipzigu në atë kthyese).

Edhe ndeshja e Ligës së Evropës ndërmjet Benficas dhe Arsenalit mund të zhvillohet në një terren neutral. Portugali është në zonën e kuqe dhe në rast se Topçinjtë udhëtojnë në Lisbonë, atëherë do të detyroheshin që të hynin në karantinë për 10 ditë. 

Ngjarja paraprake

Universiteti i Tetovës me ngritje për 1020 vende në ranglistën e re të Webometrics

Ngjarja e ardhëshme

Katër komuna përfitojnë 2.8 milionë euro për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian