Raul me lëvdata për Xavin

Ikona e Real Madrid, Raul Gonzalez ka dhënë disa lëvdata për ish-rivalin e tij, Xavi Hernandez.

Raul ka thënë Xavi ka motivin e duhur dhe njohuritë e duhura për të qenë i suksesshëm në punën e tij të re.

Sipas Raul, Xavi ka qenë një trajner qysh moti, prej kohës kur ishte lojtar.

“Xavi ishte trajner prej kur ishte lojtar”, ka thënë Raul.

“Ai po bën mirë dhe e ardhmja e tij duket shumë e mirë. Koha do t’i vendos të gjitha në vendin e vet. Ai ka pasionin, që është më e rëndësishmja. Jam i sigurt se do të bëjë mirë”, shtoi ikona e Realit.

Raul Gonzalez lidhet me një punë të mundshme në stolin e Real Madrid, si pasues i mundshëm i Carlo Ancelotti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sa kushton çmimi i grimit te Sellma? E tregon vet grimerja

Story i radhës

Arrestimi i Bllakos/ Deputeti i PD: Zyrat e shtetit janë përdorur si pronë private, pandëshkueshmëria të marrë fund

Të fundit nga