Rasti “Toplik”, Rustemi kërkon burg për Janakievskin

Prokurori publik në rast “Toplik” Burim Rustemi në fjalët përfundimtare ka kërkuar nga gjykata dënime efektive me burg për të akuzuarit. Sipas tij, gjykata duhet të ketë parasysh se ata nuk janë penduar e as kanë shprehur keqardhje për veprën e kryer. Nga dëshmitë e shpalosura, sipas Rrustemit, është vërtetuar se të akuzuarit e kanë ditur dëmin e marrëveshjes dhe ndërprerja e kontratës me faj të Ministrisë së Trasportit, ka bërë që personit juridik që duhej të ndërtonte lagjen rezidenciale “Sonçev Grad” në komunën e Sopishtes, t’i paguhen 1 milion euro plus normë interesi.

“Kërkoj që gjykata t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë në bazë të ligjit pas çka t’i vlerësojë të gjitha rrethanat nga nenit 39 i Kodit Penal. Si rrethana rënduese të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë penale, peshën e rrezikut dhe shkeljen e të mirës së mbrojtur, pasojën e krimit, rrethanat në të cilat është kryer krimi, shkallën e përgjegjësisë penale, faktinse ata në vazhdimësi mundohen t’i shmangen përgjegjësisë penale dhe në këtë mënyrë të ballafaqohen me pasojat e veprës që kanë kryer. Nga dëshmitë e shpalosura gjatë procedurës vërtetuam se i akuzuari Janakievski e ka ditur se shuma prej 1 milion euro, të paguar nga Ministria e trasnportit dhe lidhjeve në shkurt të viti 2013 është dëm i shkaktuar nga veprimet e tij dhe të të akuzuarve të tjerë.”, tha prokurori Rustemi.

Rasti Toplik u hap nga ish Prokuroria Speciale. Në këtë rast përveç Janakievskit, edhe pesë persona të tjerë të ministrisë ngarkohen me akuzën për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, pasi në kundërshtim me ligjin për furnizime publike, kanë zgjedhur si kontraktor një firmë që nuk i ka plotësuar kushtet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Besmira Jakupi propozohet për konsull në Nju Jork

Story i radhës

Danillovski: Pandemia po shuhet, të shfuqizohen certifikatat për Covid-19

Të fundit nga