rasti i vdekjes se femijes 9 vjecar ne shkup lsdm kerkon hetim dhe doreheqje te taravarit vmro dpmne akuzon ish ministrin filipce per deshtimin ne shendetesi 678a6ada5244f

Rasti i vdekjes së fëmijës 9-vjeçar në Shkup! LSDM kërkon hetim dhe dorëheqje të Taravarit, VMRO-DPMNE akuzon ish-ministrin Filipçe për dështimin në shëndetësi!

January 17, 2025
1 minut lexim

Pas vdekjes së një fëmije 9-vjeçare në Klinikën për fëmijë në Shkup kanë reguar nga partija opozitare LSDM.

Belkisa Zeqiri nga LSDM ka apeluar për një hetim të thellë dhe transparent, duke kërkuar përgjigje për shkakun e vdekjes dhe për çdo mundësi të lëshimeve mjekësore.

Ajo theksoi se kjo ngjarje është pjesë e një serie tragjedish që po ndodhin në sistemin shëndetësor, dhe kërkoi llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.

“LSDM apelon tek institucionet kompetente gjatë inspektimit të paralajmëruar që të bëjnë analizë të thellë dhe transparente të trajtimit të fëmijës gjatë gjithë procesit, si te mjeku i familjes ashtu edhe në Spitalin e Shtipit dhe Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Prindërit, publiku meriton informacion – cili është saktësisht shkaku i vdekjes së fëmijës 9-vjeçar, a ka pasur lëshime dhe ku janë lëshimet, duhet të ketë përgjegjësi! “ tha Zeqiri.

Zeqiri kërkoi dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, së bashku me drejtorin e Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve, Memedi.

Nga ana tjetër, partia në pushtet VMRO-DPMNE ka akuzuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, për dështimin në përmirësimin e kushteve të shëndetësisë dhe manipulimin e tenderëve.

“Filipçes i interesuan vetëm interesat personale dhe afariste të tenderuesit dhe paraardhësit të tij Zoran Zaev. Në vend që të zgjidhë situatën dhe të përmirësojë kushtet në shëndetësi, Filipçes si ministër u interesua vetëm për komisionet nga manipulimi i tenderëve. Për shkak se i interesonin vetëm komisionet nga tenderët, Filipçe si ministër i Shëndetësisë lejoi që në Tetovë të ngrihej një spital modular kriminal, në të cilin u dogjën të gjallë 14 persona. Dhe Filipçe nuk mban përgjegjësi për këtë sepse, imagjinoni, kablloja ishte e gabuar”, thonë nga VMRO-DPMNE. 

Sipas tyre, për sa kohë sa ishte Filipce ministër I shëndetsisë, ishte sinonim I vdekjes dhe shkatërimit të shëndetit publik. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tiktok pergatitet per mbylljen e platformes ne shba diten e diele 678a69b3144c0
Story i mëparshëm

TikTok përgatitet për mbylljen e platformës në SHBA ditën e Dielë

regjistrohen dy raste me kollen e keqe ne shtate ditet e fundit ne maqedoni 678a6b8d859a2
Story i radhës

Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë