Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, anulohet vendimi për hedhjen e aktakuzës ndaj pesë të akuzuarve

min lexim

Gjykata e Apelit e Kosovës, sot ka informuar se ka aprovuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë për hedhjen e aktakuzës ndaj pesë personave të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Gjykata e Apelit, siç është potencuar në komunikatë, ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje.

Ndryshe, mbrëmë është raportuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur e ka hedhur poshtë aktakuzën e ushtruar ndaj pesë të dyshuarve: E.R. dhe Sh.K, (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022.

Ndërkohë, më 18 janar 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka ushtruar ankesë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore, për shkak të shkeljes së të drejtës procedurale.

Komunikata e plotë:

Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur.

Prishtinë, 26.01.2023 – Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti për të Mitur, me aktvendimet PN.nr.71/2023 dhe PN.nr.85/2023, ka aprovuar si të bazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më të cilat janë hedhur si jo të plota aktakuza PP/I.nr.685/22 e datës 21.12.2022, pika IV dhe VIII, si dhe aktakuza PP.I.nr.663/2022, përkatësisht propozimi PPM.nr. 444/2022 i datës 08.12.2022.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje.

Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të shkresave të lëndëve, aktvendimeve ankimore dhe ankesave të Prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimet e ankimuara duhet anuluar dhe kthyer çështjet në rivendosje, për shkak se aktvendimet janë të përfshira në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. 1 pika 1.12 lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale sepse gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsyeje të mjaftueshme ligjore kur ka hedh aktakuzat e lartcekura, respektivisht arsyet të cilat janë dhënë nga gjykata e shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave janë të paqarta dhe kundërthënëse në vetvete dhe në kundërshtim me bazën ligjore për hedhjen e aktakuzës.

Story i mëparshëm

Flamuri i Kosovës më 17 shkurt do të ngritet në mënyrë ceremoniale në Philadelphia

Story i radhës

ASH nesër vendos: Do hyjnë në Qeveri apo nuk do të hyjnë në Qeveri!

Të fundit nga