Rastet me Covid-19 në Vlorë, shtëpia e foshnjës dyshohet si vatër infektimi

Shtëpia e foshnjës në Vlorë është kthyer në një nga institucionet më të prekura sa i takon infektimeve me Covid-19.

Rastet më të fundit dyshohet se kanë ardhur si pasojë e neglizhencës së një prej punonjësve, e cila është futur në turnin njëjavor, duke injoruar disa simptoma të lehta që kishte.

Por, pas tamponimit rezultoi pozitive me Covid-19.

Aktualisht, në këtë shtëpi janë marrë 29 tamponime. Kanë dalë rezultatet vetëm për dhjetë prej tyre, ku 8 persona personel kanë dalë pozitiv.

Aktualisht, në shtëpinë e foshnjës në Vlorë janë 22 fëmijë nga mosha 0 deri në 6 vjeç.  

Ngjarja paraprake

Sarkozy paraqitet në gjyq për korrupsion: Nuk i pranoj këto akuza të turpshme

Ngjarja e ardhëshme

"BE vendos të vlerësojë lidhjet me Turqinë në samitin e dhjetorit"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian