Rastet me COVID-19 në mbarë botën tejkalojnë shifrën 34 milionë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 34 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 34.020.311 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. 

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 7.420.300 raste deri më tani.

Dhjetë vendet në radhë pas SHBA-së janë India (6.287.238), Brazili (4.787.637), Rusia (1.176.286), Kolumbia (824.042), Peruja (811.768), Spanja (769.188), Meksika (738.163), Argjentina (736.609), Afrika e Jugut (672.572) dhe Franca (550.690).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 318.663.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1 milion persona. Ndërkaq, rreth 25,3 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.



. .

Ngjarja paraprake

Duka: Do e votoja Ramën nëse do rregullonte ekonominë, nuk e gënjen sërish popullin

Ngjarja e ardhëshme

Dorëheqjet e infermierëve, Filipçe: Lodhja sjell zënka, nuk do të lejoj të largohen

të fundit nga