Raste me Covid-19, mbyllen disa biznese dhe institucione në Gjirokastër

Prej rasteve të konfirmuara me koronavirus, një sërë institucionesh dhe biznesesh në Gjirokastër janë mbyllur, përkohësisht.

Mësohet se është mbyllur në mënyrë të pjesshme nga Inspektoriati Shëndetsor drejtoria rajonale e tatimeve.

Po ashtu, për shkak të koronavirusit, kanë mbyllur dyert tre fasoneri, dy prej të cilave në Përmet dhe tjetra në Gjirokastër.

Në mënyrë të pjesshme janë mbyllur edhe disa zyra në spitalin rajonal “Omer Nishani” pasi pozitivë për virusin dolën një sanitare dhe një infermier.

Ngjarja paraprake

Nënshtetësia në lindje, Trump përgatitet t’i japë fund

Ngjarja e ardhëshme

Tare flet për Luis Alberton: Tregoi mungesë respekti për klubin, nuk dyshojmë në aftësitë e tij si lojtar

të fundit nga