Rashkovski: Me Spasovskin kemi biseduar për softuerin dhe ia prezantova videon

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski i cili akuzohet se ka blerë softuer për dënime në komunikacion dhe kundërvajtje, për “Fokus” u shpreh se ministri Oliver Spasovski ka ditur për softuerin.

Spasovski pasi u bë publike afera tha se MPB ka nevojë për softuer për siguri në komunikacion, por se blerja e softuerit nuk është me porosi nga MPB.

“Me ministrin Spasovski kemi biseduar për këtë temë, e kam njoftuar për të dhënat që i kemi marrë nga periudha e testimit dhe ia kam prezantuar edhe videomaterialin nga testimet. Po ashtu MPB është njoftuar për testimet e zbatuara”, tha Rashkovski.

Kujtojmë se sot Rashkovskit iu hoq paraburgimi shtëpiak për shkak se gjykata më herët ia kishte pranuar garancinë e ofruar prej 192 mijë eurove.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përfshihet nga zjarri një banesë, vdes i moshuari

Story i radhës

БГНЕС: Скопје го откажа чествувањето на Гоце Делчев

Të fundit nga