Rashkovski del nga paraburgimi shtëpiak, prej sot do të mbrohet në liri

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkvoski nga dje nuk është në paraburgim shtëpiak për shkak se Gjykata e Apelit ia hoqi masën dhe pranoi garancinë prej 192.000 eurove.

Këtë vendim e ka marrë Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Apelit i përbërë nga gjykatësit Tanja Mileva, kreytari i këshillit, Gjoko Ristov dhe Lirie Elezi Ajrullahu.

Në vendim thuhet se pranohet garancia e ofruar nga i akuzuari Rashkovski në vlerë prej 192.980 euro që përmban pronë të patundshme.

Në vendimin e gjykatës thuhet se i akuzuari pas heqjes së masës së paraburgimit shtëpiak ka për detyurë që të paraqitet çdo të hënë të parë në muaj në ora 10:00 në gjykatë.

“Përkohësisht marrjen e dokumentit të udhëtimit për të kaluar kufirin, përkatësisht ndalesa për dhënie të dokumentit”, thuhet në gjykatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Story i radhës

Ковачевски-Столтенберг: Северна Македонија високо вреднуван партнер во НАТО

Të fundit nga