Rashica: Ja çka ndodhi te penalltia

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” pësuan disfatë në ndeshjen e parë kundër Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka thënë se i vjen keq për golat e pësuar, derisa ka shtuar se rezultati nuk ka qenë real.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin. Më vjen për golat që i pësuam dhe rezultati nuk ka qenë real. Nuk kemi se çka të bëjmë vetëm të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka thënë Milot Rashica pas ndeshjes për Supersport Kosova.

“Nëse do të shënonim në pjesën e parë, gjithçka do të ishte ndryshe”.

“Te penalltia nuk e kam parë mirë topin. Kërceva pak me.duar dhe ndodhi penalltia”, deklaroi Rashica.

Ngjarja paraprake

Policia deklarohet për zjarrin në deponinë e mbeturinave në Prizren

Ngjarja e ardhëshme

Pesë sekrete nga Bill Gates për të jetuar të lumtur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian