raportohet se pentagoni do te furnizoje ukrainen me arme ne vlere 300 milione dollare shtese 65f0aa70eb855

Raportohet se Pentagoni do të furnizojë Ukrainën me armë, në vlerë 300 milionë dollarë shtesë!

March 12, 2024
1 minut lexim

Kjo bëhet përkundër faktit se atyre u mungojnë mjetet për të rimbushur rezervat e tyre, raporton agjencia e lajmeve AP.

Është hera e parë që Pentagoni njofton mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga dhjetori i vitit të kaluar!

Një tjetër paketë ndihme është ende duke u bllokuar nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ushtria amerikane ka mungesë të parave të gatshme dhe ka nevojë për të paktën 10 miliardë dollarë për të rimbushur rezervat dhe për të kompensuar të gjitha armët që ka dërguar në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin.

– Është një paketë relativisht e vogël që do t’i japë Ukrainës dhe minimumi prej asaj që i nevojitet për një periudhë të shkurtër, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes për shtypin në Uashington.

Një paketë ndihme që përfshin rreth 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën është ende duke u bllokuar në Dhomën Përfaqësuesve.

Sendt fra min iPhone

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

spanja siguron holandezin huijsen 65f0a9f6330c6
Story i mëparshëm

Spanja siguron holandezin Huijsen

vendosja e bankomateve te serbise afer kufirit 65f0adf220f8c
Story i radhës

Vendosja e bankomatëve të Serbisë afër kufirit

Të fundit nga

ShkoLartë