Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në Qeverinë e Republikës së Kroacisë

Një numër gjykatash në zonën e Zagrebit, Varazhdinit, Dubrovnikut, Splitit, Pulës në Kroaci kanë marrë njoftime për bomba.

Si pasojë, atje tanimë ekziston një proces evakuimi, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe një njoftim i tillë dyshohet se ka mbërritur edhe në Qeverinë e Republikës së Kroacisë, shkruan mediumi kroat Index.hr.

Përveç mediumit në fjalë, rreth këtij lajmi kanë raportuar edhe media të tjera kroate, sipas të cilave, institucionet shtetërore dhe gjykatat në të gjithë Kroacinë po evakuohen për shkak të kërcënimeve me bombë.

Dhe Jutarnji List mëson se Qeveria e Republikës së Kroacisë është e para në listën e të informuarve për bombën kërcënuese.

Policia e Zagrebit konfirmoi të hënën se vetëm për gjysmë ore në mëngjes është njoftuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese në disa lokacione në Zagreb dhe po kryhen kontrolle dhe procedura për të përcaktuar nëse raportimet janë të rreme. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Prisja të më gjuanin me karrige”, tifozja shqiptare që shpalosi flamurin në Katar rrëfen emocionet (VIDEO)

Story i radhës

Liderët evropianë që pritet të vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Të fundit nga