Raportime për bomba në disa lokacione në Shkup, duke përfshirë shtatë shkolla të mesme

Sot rreth orës 09:30, SPB Shkup ka raportuar se në adresat elektronike të shtatë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste si dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Marketing

Gjithashtu është raportuar se në një adresë elektronike në QT East Gate, QT Biser, Qendrën e transportit, Flatiron dhe PS Qendër, është dërguar kërcënim me eksploziv. Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të godinave dhe po kryhen kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Story i mëparshëm

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Vazhdojmë luftën për rritjen e transparencës globale

Story i radhës

Nuk do të jetë i lehtë për ta, shenja e horoskopit që do të ketë një 2023 plot sfida

Të fundit nga