Raporti shoqëri-individ

Meqë vlerat e individëve ndryshojnë nga njëri tek tjetri, dhe meqënëse individi nuk mund veçse të kuptojë një pjesë fare të vogël të dëshirave të “shoqërisë” apo të individëve të tjerë, të gjeturit a priori e një shkalle vlerash apo qëllimesh sipas të cilave duhet të sillet shoqëria apo kolektivi është e pamundur.

Kështu tërësia e qëllimeve të imponuara arbitrarisht ndaj një kolektivi në vend që të jetë një reflektim i drejtëpërdrejtë i dëshirave të të gjithëve e çka është e pamundur meqë ekzistojnë diferenca mes individëve është në të vërtet një seleksionim artificial i disa synimeve nga njerëz që janë në pozita të ushtrojnë influencë, fuqi apo forcë.

Filozofi dhe ekonomisti Friedrich Hayek thotë se thelpi i individualizmit është njohja e individit si gjykatësi i fundit i qëllimeve të veta, besimi se për sa është e mundur mendimet e atij duhet të qeverisin veprimet e atij vet.

Termi “shoqëri” aktualisht përdoret për të mbuluar një numër konotacionesh politike dhe shkencore, si dhe një sërë shoqërish.

Një shoqëri e përparuar dhe e moralshme, krijon individë të kulturuar e të sjellshëm. Natyrisht, raporti shoqëri-individ është reciprok. Por, në këtë reciprocitet, përcaktuese është shoqëria, janë marrëdhëniet që krijon, në kohë e në hapësirë sipas ligjësisë së përgjithshme të zhvillimit shoqëror dhe të ligjeve e të normave juridike.

Në themel të këtij raporti ngrihen interesat shoqërore, interesi i përgjithshëm dhe i veçanti, personali. Në këtë raport, parësore, primare është interesi i përgjithshëm, që është bazë e jetës së shoqërisë dhe e çdo individi në veçanti. Vetëm nëpërmjet interesit të përgjithshëm, mund të plotësohen interesat personale dhe prirjet e veçanta të individit.

Shoqëria dhe individi nuk janë fenomene të ndara.Në thelb, thotë V. Gëte, jemi qenie kolektive. Më shumë njerëzit i bashkon karakteri shoqëror i pronësisë dhe shpirtëror, territori dhe ndërgjegjja kombëtare, gjuha dhe traditat, idetë dhe botëkuptimi se sa mentaliteti i një individi, i cili mbart në vetvete dhe prirje egoiste, individualiste, që po të shumohen shkojnë në dëm të jetës publike e të shoqërisë në tërësi.

Andaj si përfundim ajo se çfar ne çdoherë duhet ta kuptojmë është të themi se : Nuk më bën përshtypje statusi shoqëror i parave ose titujt e punës. Më bën përshtypje mënyra se si dikush i trajton qeniet e tjera njerëzore.

Ngjarja paraprake

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Biden shumë afër fitores

Ngjarja e ardhëshme

Shenjat që tregojnë se martesa është në telashe

të fundit nga

Sistemi zgjedhor

Në vendin tonë një ndër debatet më të forta politike është zgjedhjet

AlbanianEnglishMacedonian