Raporti i ri e konsideron Kinën përgjegjëse për gjenocid ndaj ujgurëve

Kina po kryen gjenocid kundër komunitetit ujgur në rajonin e saj autonom Xinjiang, thuhet në një raport të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Raporti Gjenocidi Ujgur: Ekzaminimi i Shkeljeve të Kinës të Konventës së Gjenocidit 1948, bazohet në një rishikim të gjerë të provave të disponueshme dhe zbatimin e ligjit ndërkombëtar në provat e fakteve në terren”, theksoi publikuesi me bazë në SHBA – Instituti Newlines.

Ekspertët shqyrtuan nëse Kina mban përgjegjësi shtetërore për shkeljet e Nenit II të Konventës së Gjenocidit.

“Pas zbatimit të dispozitave të përmendura të Konventës së Gjenocidit në masën e provave të paraqitura këtu, ky raport konkludon, bazuar në një standard të qartë dhe bindës të provës, se Kina është përgjegjëse për shkeljet e secilës dispozitë të Nenit II të Konventës (së Gjenocidit)”, theksohet në raport.

Neni në fjalë i konventës përcakton gjenocidin si “kur ndonjë nga veprimet e numëruara kryhet me qëllim për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, (grupin e mbrojtur) si të tillë”.

Ky synim matet me standardet objektive, duke përfshirë deklaratat zyrtare, politikat, planin e përgjithshëm, modelin e sjelljes dhe veprime të përsëritura shkatërruese, të cilat kanë një rend logjik.

Raporti thekson se Presidenti i Kinës, Xi Jinping “nisi një ‘Luftë Popullore kundër Terrorizmit’ në rajon dhe i bëri zonat e përqendruara ujgure në vijë të frontit, duke argumentuar se ekstremizmi ka zënë rrënjë në shoqërinë ujgure”.

“Rojet e kampit thuhet se ndjekin urdhrat për të mbështetur sistemin në vend derisa ‘kazakët, ujgurët dhe kombësitë e tjera muslimane të zhduken… derisa të zhduken të gjitha kombësitë muslimane'”, thekson raporti.

“Zyrtarët e niveleve të larta dhanë urdhra që të ‘mbledhin këdo që duhet mbledhur’, ‘t’i fshijnë ata plotësisht… shkatërroni rrënjën dhe degën e tyre’ dhe ‘të thyejnë linjën e gjakut, të thyejnë rrënjët e tyre, të thyejnë lidhjet e tyre dhe të shkatërrojnë origjinën e tyre'”, shtoi raporti.

Zyrtarët kinezë e kanë “krahasuar fushatën e internimit masiv me ‘zhdukjen e tumoreve’ dhe madje edhe çrrënjosjen e barërave të këqija të fshehura midis të korrave, të cilat kërkojnë spërkatjen me ‘kimikate për t’i vrarë të gjithë'”.

Çështja ujgure

Kina është akuzuar gjerësisht për vendosjen e ujgurëve në kampe dhe ka pasur raporte për sterilizimin e detyruar të grave ujgure.

Grupet e të drejtave, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch (HRW), akuzojnë Pekinin për shtypjen e 12 milionë ujgurëve në Kinë, shumica e të cilëve janë muslimanë.

Shumë ujgurë, rreth 1 milion deri në 1,6 milion, sipas Kongresit Botëror të Ujgurëve, janë larguar nga Kina për të jetuar jashtë vendit.

Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur pretendimet për kampe ndalimi në rajonin e saj veriperëndimor Xinjiang, shtëpia e komunitetit ujgur, duke pretenduar se është duke “riarsimuar” ujgurët.



. .

Ngjarja paraprake

EXCELSIOR (1939) / OPOZITA NË MËRGIM BASHKOHET ME MBRETIN ZOG I KUNDËR ITALISË FASHISTE – DEKLARATAT E REXHEP MITROVICËS, BEDRI PEJANIT, NUÇI KOTËS DHE MURAT BASHËS

Ngjarja e ardhëshme

E quajnë veten pa fat, por në fakt këto shenja zodiakale bëjnë zgjedhje të gabuara në dashuri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian