Raporti i DASH për investimet / Deputetja e Partisë së Lirisë: Qeveria u krijon terren vetëm një grushti njerëzish, harton ligje të posaçme për ta

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar për raportin e DASH, për klimën e investimeve në Shqipëri.

Sipas saj, ajo që tregon raporti është një skaner i Shqipërisë reale dhe jo asaj të propagandës së qeverisë. Teksa rendit disa nga cështjet më shqetësuese, Xhixho thekson se “nuk mund të pritet përmirësim i klimës së biznesit përsa kohë qeveria u krijon terrenin për investime vetëm një grushti njerëzish pranë saj, duke hartuar ligje të posaçme për ta”.

Reagimi i Erisa Xhixhos

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit për Klimën e Investimeve 2022 është një skaner i Shqipërisë reale dhe jo asaj të propagandës së qeverisë.

📌 Korrupsionin e shtrirë në çdo zyrë të shtetit – rasti më flagrant është megaafera e inceneratorëve, një piramidë korruptive që majën e ka në zyrën e kryeministrit.

📌Konkurrencën e pandershme  – amnistia fiskale që penalizon biznesin e ndershëm, mungesa e transparencës dhe pasiguria se duke qenë zbatues i përpiktë i ligjeve mund të kesh sukses

📌Ekonomia informale – rreth 40% e ekonomisë është “në të zezë”, një faktor që zmbraps çdo investitor të huaj serioz

📌Kontratat PPP – të qepura sipas interesave të klientëve të qeverisë, me kosto kolosale që i ngarkohen qytetareve

Nuk mund të pritet përmirësim i klimës së biznesit përsa kohë qeveria u krijon terrenin për investime vetëm një grushti njerëzish pranë saj, duke hartuar ligje të posaçme për ta.

Nuk mund të inkurajosh investime të huaja nëse statusin e investitorit strategjik e ruan për familjarët e ministrave e militantët e fushatave.

Nuk je atraktiv për asnjë investitor serioz nëse i kanalizon paratë e taksapaguesve në skema mafioze, ndërsa 74.7% e popullsisë në moshe pune rrezikojnë të bien në varfëri.

Kjo nuk është Shqipëria që duam, ndaj lufta kundër korrupsionit është mënyra e vetme për të rikthyer llogaridhënien, fundin e pandëshkueshmërisë dhe funksionimin e shtetit ligjor për të gjithë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maska me produktet e kuzhinës do t’ju shpëtojë përgjithmonë nga zbokthi

Story i radhës

Depay nuk kundërshtoi dot

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish