Ranieri refuzon pankinën e Italisë

June 10, 2025
1 minut lexim

Klaudio Ranieri refuzon të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë trajneri përmes një deklaratë për “ANSA”. 

“Falënderoj Presidentin Gravina për mundësinë, një nder i madh, por reflektova dhe vendosa të qëndroj plotësisht në dispozicion të Romës në rolin tim të ri.

Familja Friedkins më dhanë mbështetjen e tyre të plotë për çdo vendim që mora në lidhje me ekipin kombëtar, por vendimi është vetëm i imi”, përfundoi ai.

Tashmë alternativa e parë e Federatës është Stefano Pioli. Ish-trajneri i Milanit, që së fundmi ka drejtuar Al Nasr në Arabinë Saudite, shihet si një opsion solid dhe me përvojë. Edhe pse kishte pasur kontakte me Fiorentinën, situata e krijuar në kombëtare ka pezulluar gjithçka.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Apple integron ChatGPT dhe modelet e tjera AI në Xcode

Të fundit nga

ShkoLartë