“Range Roveri” me të cilin u krye sulmi ndaj Top Channel i ishte vjedhur një qytetari nga Kosova gjatë pushimeve

Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rover” nga e cila u krye dhe sulmi ndaj Top Channel i përkiste një shtetasi kosovar.

Në njoftim thuhet se vetura ishte vjedhur në verën e vitit 2020 në fshatin Tale të Lezhës.

Më pas, në 31 dhjetor 2022 targat që Range Rover kishte natën kur ndodhi sulmi, ishin vjedhur po në këtë datë.

Policia e shtetit gjithashtu ka ofruar 100 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion që çon në identifikimin e autorëve të rastit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​28 profesionistë të paneleve solare gati për tregun e gjelbër të punës

Story i radhës

Po i del krah Vuçiqit, vjen reagimi i ashpër ndaj Borellit – kërkohet demaskimi i mashtrimeve të politikës serbe

Të fundit nga