Ramos futet në klubin ekskluziv “500”, i sfidon të gjithë

Ramos i rrëzon barrierat historike njëra pas tjetrës. Në fitoren 4-1, ai u bashkua me klubin ekskluziv “500”, si një nga dhjetë futbollistët e vetëm në historinë e La Liga-s, që luan gjysmë mijë ndeshje. “Unë e kam arritur këtë falë dy klubeve të zemrës, Real Madrid dhe Sevilla”, – tha kapiteni i të bardhëve dhe i kombëtares spanjolle në rrjetet e tij sociale.

Ramos rrumbullakos 500 ndeshje në La Liga dhe dëshiron më shumë. “Nuk do të ndalem këtu”, – i paralajmëron ndjekësit e tij. Është e lehtë të besosh se Ramos do ta mbajë fjalën e tij. Ka pasur vetëm dy mbrojtës të tjerë në histori, që e kanë tejkaluar këtë shifër. Kapiteni i Real Madridit po shkon mbi ta. Miquel Soler (504 ndeshje) do të tejkalohet së shpejti, ndërsa sfida e madhe është Manolo Sanchís (523 ndeshje).

Ramos është në gjendje t’i thyejë këto rekorde këtë sezon dhe pastaj të shënjestrojë lojtarin që ka luajtur më shumë ndeshje në kampionatin spanjoll, Zubizarreta, me 622 të tilla në La Liga.

Arritje të mëdha, sepse Ramos nuk ka shumë që shijoi një tjetër moment shumë të ëmbël. Në korrik arriti 100 gola me klubet (siç thotë ai, me Real Madrid dhe Sevilla). Javën e kaluar, në “El Clásico”, ai shënoi golin e 100-të vetëm me fanellën e bardhë. Ai kryeson me 12 gola më shumë listën e mbrojtësve më pjellorë në La Liga, ku i dyti është Ronald Koeman (88 gola).

Ndërkohë, çështja e së ardhmes së tij mbetet në tavolinë. Ramos e përfundon kontratën aktuale me Real Madridin më 2021. Të gjitha rrugët çojnë në rinovim, edhe pse tashmë është në rrugën për 35 vjeç. Edhe pse është veteran, ai gllabëron rekord pas rekordi, pa u ndalur…

Ngjarja paraprake

Debuton teknologjia grafike e Intel që do të ndryshojë një industri

Ngjarja e ardhëshme

Prishtina sërish rekord të rasteve me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian