“Ramën e përzuri Leli”, Balliu: Kryebashkiaku i çorri maskën dhe i tregoi se Vlora nuk është bahçe me lule

Largimi i Edi Ramës pas 8 vitesh si deputet i Vlorës dhe vendimi për ti përfaqësuar zgjedhësit e Durrësit në këtë katërvjeçar për Fahri Balliun tregon se ai e humbi betejën me Dritan Lelin.

Në intervistën për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, Balliu u shpreh se Rama nuk mund të ishte më deputet i Vlorës pas klimës konfliktuale që shkaktoi aty.

“Konflikti është Leli-Rama. Ramën nga Vlora e hoqi Dritan Leli, ja çorri maskën dhe i zbuloi se këtu nuk është bahçe me lule puna por ka probleme nga më të ndryshmet.Mori drejtorin e ARRSH-së që ishte në ndjekje penale me Unazën dhe e çoi të komanduar në bashkinë e Vlorës duke marrë ai të gjitha komandat dhe detyrat.Beteja është Leli-Rama, Leli përzuri Ramën nga Vlora se në atë klimë ky nuk mund të jetë deputet i asaj se ky e ka shkaktuar atë konflikt atje. Për mua Leli është i fituar derisa ky iku nga Vlora. Deputeti real i Vlorës dhe kryetari i bashkisë real është Dritan Leli”.

Balliu komentoi edhe largimin e Ruçit pas 30 vitesh në politikë, duke ju referuar si një vendim personal.

“Është një çështje personale dhe nuk mund ta futësh në implikime politike.Ai bën llogaritë e veta  dhe i del jeta e tij më mirë ashtu, shumë në rregull.Sa duhet të kalonte, nuk është vit i keq 30”.

Ndërkohë në kampin blu, kryetari i rikonfirmuar i PD-së Lulzim Basha përgatitet edhe për një 4 vjeçar tjetër në opozitë.

Balliu i sugjeron PD të thellojë zbulimin e zullumeve të PS dhe ti tregojë me gisht përgjegjësit.

“Pasi të bëjë rikonstruksionin e partisë i mbetet një betejë shumë e fortë, shumë e ashpër, e pathyeshme, kundër regjimit totalitar, diktaturës së re të Ramës, kundër abuzimeve dhe gjithçkaje që ky e ka kthyer nga një vend demokratik në një vend fashist. PD duhet të thellojë zbulimin e zullumeve të PS, ti tregojë fajtorët me gisht dhe të zbulojë implikimet e tyre me krimin e organizuar”.

Ngjarja paraprake

Bekteshi jep lajmin e madh: TVSH-ja e energjisë elektrike prej 18 në 5%!

Ngjarja e ardhëshme

Këto janë 2 ngjyrat në modë për vitin 2021!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian