rama takon kreun e marredhenieve publike te tiktokut per europen do te rihapet ne nje kohe me te arsyeshme 678fd256eacc8

Rama takon kreun e Marrëdhënieve Publike të TikTokut për Europën: Do të rihapet në një kohë më të arsyeshme

January 21, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama takoi Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTokut për Europën gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai zbuloi detaje nga takimi, duke paralajmëruar rihapjen e aplikacionit TikTok në një periudhë më të arsyeshme.

Rama u shpreh se me Grahn u diskutuan shqetësimet që e çuan Shqipërinë në vendimin e mbylljes së përkohshme të aplikacionit.

“Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë. Një diskutim plotësisht i hapur dhe me frymë konstruktive, ku vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”, shkruan Rama.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perfundoi pushimi dimeror rikthehen nxenesit sa jane te pergatitura shkollat 678fcda72ea43
Story i mëparshëm

Përfundoi pushimi dimëror, rikthehen nxënësit sa janë të përgatitura shkollat?

monitorohej nga sherbimet sekrete serbe elshani per kameren ilegale ne leposaviq 678fdbf2ae7a8
Story i radhës

“Monitorohej nga shërbimet sekrete serbe” – Elshani për kamerën ilegale në Leposaviq

Të fundit nga

ShkoLartë