“Rama sillet si mafioz”/ Açka: Nëse do kishte minimumin e nderit, do ishte subjekt i drejtësisë për çështjen “McGonigal”

March 2, 2023
min lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka u shpreh se nëse kryeministri Rama do të kishte minimumin e nderit, do të ishte subjekt i drejtësisë për çështjen “McGonigal”.

Nga foltorja e Kuvendit, Açka tha se kreu i qeverisë sillet si mafioz me bizneset dhe qytetarët.

Açka: Një gjë e mrekullueshme për 1 minutë zi për tre gratë e vrara dje. Por harruat të thoni se e vrau shteti pasi shumë rezoluta nuk janë miratuar vetëm se i ka sjellë opozita. Shumë shpejt do vijë një rezolutë në mbrojtje të grave, shpresoj ta votoni.

Ajo që u u pa sot ishte sjellja e njëjtë e Ramës, kamerat nuk e korën se ju i kontrolloni, por kryeministri i fyu ministret që mungonin në nisje. Balluku, Manastiliu e të tjera. Si është e mundur, ç’shembull është ky gjuhë për kriminelët jashtë Kuvendit. Rama është sjellë si kafsha Alpha, njëlloj beri edhe sot. Gjithmonë është sjellë si ujk i tërbuar, por ulet ndonjëherë bëhet edhe qingj.

Ka gjë më kriminale se gjuha e përdorur në këtë Parlament. Jemi duke bërtitur që mbreti është lakuriq, por çfarë bëni ju deputetë të mazhorancës? I përkuleni. Ai ka lënë kësulës këtu e ka ikur dhe ju i përkuleni. Rama e ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Të isha në vendin e tij do të kisha ikur me nder.

Qeverisja para se të jetë një ngrehinë politike, është ngrehinë morale. Pozita e kryeministrit përpara se të jetë pozitë politike, është pozitë morale. Siç e patë dhe sot, kjo nuk ndodhi. Jemi dhe ne bashkëfajtorë në këtë situatë. Jo vetëm që s’ka ndonjë shenjë prej qytetarti, por as prej shtetari normal që respekton Kushtetutën. Kryeministri mbath atlete aty ku shkohet me këpucë, mbath Yamamoto aty ku njerëzit vdesin me arma.

Në seancën e fundit parlamentare në dhjetor, ai më është përgjigjur mua. Kush është kriminel, kush është hajdut është subjekt i drejtësisë. Çështja McGonigal, është një çështje që i përmbledh të gjitha këto dhe ndaj duhet t’i përgjigjet drejtësisë. Nuk munda t’i kthejë përgjigje sot, por në sytë e mi është kriminel, pasi ka rrëzuar teatrin, ka vjedhur Butrintin, e ka mbushur Shqipërinë me patronazhistë dhe aktivistë. Sillet si mafiozë me shoqërinë civile.

Nuk është mafioz kryeministri jonë, por sillet si mafiozë me sindikatat. Sillet si mafiozë me bizneset, kemi një nga kolegët që është pre e sulmeve. Sillet me fatet e shqiptarëve në mënyrë mafioze. Ty të dehu arma jote. Arma është rruspi dhe të mori përpara. Të ka mbetur vetëm një gjë, të pushtosh Shkodrën me të njëjtën ethe si sultan Mehmeti konstandinopojën. Mund ta fitoni Shkodrën vetëm nëse shitet dhe blihet. Do lini gjurmë kudo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Microsoft i jep Bing AI më shumë personalitet

Story i radhës

Fjolla Morina shfaqet në gjendje të rënduar emocionale dhe qan live

Të fundit nga

ShkoLartë