​Rama: Shqipëria me Holandën do të përgatisin propozim për Komunitetin e Ri Politik Europian

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një komunikimi rreth takimit me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte se, “vizita në Hagë ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë”.

“Shqipëria bashkë me Holandën do të përgatisin një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian”, theksoi Rama.

Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian”, tha Rama.

Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-holandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian”, u shpreh kreu i qeverisë së Shqipërisë.

Ky, nënvizoi Rama, “është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët”.

Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë”, theksoi Rama./ATA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kualifikimet drejt Ligës së Kampionëve, Tirana kërkon vetëm fitoren kundër Dudelange

Story i radhës

Mjeku që vdiq dje para një viti kishte diplomuar, ishte fejuar tre muaj më parë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish