Rama premton: Mandatin e tretë e mbyll me 3 aeroporte të reja

Kryeministri Edi Rama deklaron se brenda mandatit të tretë Shqipëria do të ketë 4 aeroporte. Përveç aeroportit të Rinasit, Rama premton që për mandatin 4 vjeçar të ndërtojë aeroportin në Kukës, Vlorë dhe Sarandë.

Ja cfarë tha në Asamblenë PS:

Do hap konkurs në Fb. Kush ka sharë më bukur do shkoj ta marr në Londër.

Aeroporti i Vlorës u pengua nga covidi. Javën e ardhshme do të rihapim procesin aty ku është ndërprerë, dhe vitin e ardhshëm, por nuk do të jap datë, se na ikin datat e vlonjatët do na thonë aeroporti do ndërtohet në Surrel.

Vitin tjetër nisim ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Menjëherë pas mbylljes së garës për Vlorën, do hapet gara për aeroportin e Sarandës dhe mandate I tretë do të mbyllet me 3 aeroporte. Plus këtij që kemi bëjnë 4 aeroporte.

Ngjarja paraprake

Selami ka një lajm të mirë për blegtorët

Ngjarja e ardhëshme

Covid-19 shënon 2 viktima, ja sa raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian