Rama përplaset me Berishën, çfarë do të ndodhë sonte në orën 21

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të përballen me njëri-tjetrin sonte…por virtualisht!

Lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha do të dalë përballë gazetarëve në emisionin “Opinon” të drejtuar nga moderatori Blendi Fevziu.

Kryeministri do të jetë i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit. Mes aktualitetit politik një temë e rëndësishme që do të marrë vëmendje janë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Grupi i udhëhequr nga Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë dhe do t’i fitojnë ato zgjedhje. Rama ndërkohë është shprehur se këto zgjedhje nuk janë një betejë për jetë a vdekje, por sigurisht që PS-ja hyn në garë për t’i fituar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Karriera në rrezik?

Story i radhës

По три години натегање, отворена е депонијата „Русино“ кај Гостивар – ќе опслужува девет општини

Të fundit nga