Rama përmend Kosovën në Kiev: Edhe pse Ukraina s’e njeh si shtet, i dha mbështetje të plotë duke sanksionuar Rusinë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Kiev me presidentin e Ukrainas Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç është ndalur dhe te Kosova.

Rama tha se edhe pse Ukraina se njeh si shtet të pavarur, Kosova e ka mbështetur duke sanksionuar Rusinë.

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat”, tha Rama./albeu.com

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dy amerikanë thuhet se janë kapur nga forcat ruse në Ukrainë

Story i radhës

Verstappen kërkon triumfin e dyfishtë

Të fundit nga